SIGURIA USHQIMORE
Termi siguri ushqimore dhe cilėsi ushqimore nganjėherė mund tė jetė ngatėrrues. Siguria ushqimore i referohet tė gjitha atyre rreziqeve tė cilat mund ti shkaktojnė dėme ushqimit dhe kėshtu shėndetit tė konsumatorit. Ato mund tė pėrfshijnė:
Rreziqet mikro-biologjike
Teprica tė pesticideve
Keq-pėrdorimi i shtojcave ushqimore
Ndotės kimik
Shtojca tė pavlefshme
Teprica tė barėrave veterinare & hormone pėr nxitje
tė rritjes/zhvillimit
Cilėsia Ushqimore pėrfshinė tė gjitha tiparet tjera tė cilat ndikojnė vlerėn e produkteve pėr konsumatorėt dhe ato pėrfshijnė:
Aromat
Struktura
Ngjyra
Origjina
Metoda Pėrpunuese
Mbeturina
Zbardhja
Heqja e aromave
Faktorėt tė cilėt mund tė kontribuojnė drejt rreziqeve nė ushqim, pėrfshijnė:
Praktikat e gabuara bujqėsore
Higjiena e dobėt nė njėrėn prej fazave
tė rrjetit ushqimor
Mungesa e kontrollave preventive
nė pėrpunim ushqimor dhe funksione pėrgatitėse
Keq-pėrdorimi i kemikaleve
Kontaminimi i lėndės sė parė,
pėrbėrėsve ushqimor dhe ujit
Deponim jo-adekuat apo jo i duhur
Konsumatorėt presin mbrojtje nga rreziqet qė und tė paraqiten gjatė tėrė rrjetit ushqimor, duke filluar prej prodhuesit primar e deri te konsumatori, qė pėrshkruhet shpesh me termin prej fermės nė tryezė. Mbrojtja do tė bėhet vetėm atėherė kur tė gjithė sektorėt e rrjetit furnizues tė funksionojnė nė mėnyrė tė integruar, dhe sistemet kontrolluese tė ushqimit tė adresojnė tė gjitha fazat nė rrjetin ushqimor.
Sistemi ideal pėr kontroll ushqimor duhet tė pėrfshij zbatimin efikas tė kėrkesave tė detyrueshme, sė bashku me trajnime dhe edukim, programe pėr bashkėpunim me komunitete dhe promovimin e implementimit vullnetar. Prezantimi i qasjeve parandaluese siē ėshtė sistemi HACCP kanė rezultuar nė atė qė industria tė ketė pėrgjegjėsi mė tė madhe pėr kontrollin e rreziqeve nė sigurinė ushqimore. (HACCP ėshtė mėnyrė shkencore dhe sistematike pėr tė ngritur sigurinė ushqimore prej prodhimit primar e deri tek konsumimi, pėrmes identifikimit dhe vlerėsimit tė rreziqeve specifike dhe masave me tė cilat ato duhet tė kontrollohen nė mėnyrė qė tė sigurohet siguria ushqimore. HACCP ėshtė mjet i cili vlerėson rreziqet dhe themelon sisteme kontrolli qė fokusohen nė parandalim dhe jo tė mbėshtetet nė testimin e produktit pėrfundimtar). Kjo lloj qasje e integruar ndihmon mbrojtjen mė tė mirė tė konsumatorėve, nė mėnyrė efikase stimulon bujqėsinė dhe industrinė e pėrpunimit tė ushqimit dhe promovon tregtinė ushqimore vendore dhe ndėrkombėtare.
Tregtia ndėrkombėtare
Tregtia ndėrkombėtare pėr ushqimin e freskėt dhe tė pėrpunuar ėshtė duke u zhvilluar. Qasja nė tregjet ndėrkombėtare varet nga tė qenurit nė gjendje tė plotėsohen kėrkesat rregullative tė vendit qė importon dhe krijimit tė besimit tė importuesve dhe konsumatorėve nė integritetin e sistemit ushqimor tė eskportuesit.
Komisioni Codex Aliamentarius (CAC) ėshtė organ ndėr-qeveritar i cili koordinon standardet ushqimore nė nivelin ndėrkombėtar. Qėllimi kryesor i tij ėshtė qė tė mbroj shėndetin e konsumatorėve dhe tė siguroj praktika tė duhura nė tregtinė e ushqimit. CAC ėshtė dėshmuar i suksesshėm nė arritjen e harmonizimit mes cilėsisė ushqimore dhe kėrkesave tė sigurisė. Ai ka formuluar standarde ndėrkombėtare pėr disa lloje tė produkteve ushqimore dhe kėrkesa specifike pėrfshirė tepricat e pesticideve, shtojcat e ushqimeve, tepricat e barėrave veterinare, higjiena, ndotėsit e ushqimit, etiketimet, etj. Kėto rekomandime pėrdoren nga qeveritė pėr tė pėrcaktuar dhe korrigjuar politikat dhe programet nėn sistemet kombėtare pėr kontroll tė ushqimit.
Konkludimi i Negociatave Tregtare Multilaterale tė mbajtura nė Uruguai nė vitin 1995 ka rezultuar nė themelimin e Organizatės Botėrore pėr Tregti (OBT) dhe nė prezantimin e Marrėveshjes mbi Aplikimin e Masave Sanitare dhe Fitosanitare (SPS), dhe Marrėveshjes pėr Barriera Teknike nė Tregti (TBT).
OBT ėshtė organizatė ndėrkombėtare e cila themelon rregullat e tregtisė nė mes tė kombeve/vendeve. Ajo ka tė pėrfshirė marrėveshjet e negociuara dhe nėnshkruara nga shumė kombe tė botės tė cilat i kanė pėrfshi ato nė parlamentin e tyre. Qėllimi ėshtė qė tė ndihmohen prodhuesit e artikujve dhe shėrbimeve, eksportuesve dhe importuesve tė realizojnė biznesin e tyre.
Marrėveshja SPS konfirmon tė drejtėn e e anėtarėve tė OBT tė aplikojnė masa pėr tė mbrojtur jetėn e njerėzve, kafshėve dhe bimėve. Marrėveshja pėrfshinė tė gjitha ligjet, dekretet, rregulloret, testimet, inspektimet, certifikimet dhe procedurat pėr aprovim; si dhe kėrkesat pėr paketim dhe etiketim qė kanė tė bėjnė nė mėnyrė direkte me sigurinė ushqimore. Shtetet anėtare kėrkohen qė tė aplikojnė vetėm ato masa pėr mbrojtje tė cilat janė bazuar nė principe shkencore, vetėm deri nė atė masė qė ėshtė e nevojshme, dhe jo nė mėnyrė e cila do tė mund tė pėrbėnte ndalesė nė tregtinė ndėrkombėtare. Marrėveshja inkurajon pėrdorimin e standardeve ndėrkombėtare, udhėzimeve dhe rekomandimeve ku ekzistojnė, dhe identifikon ato tė Codex qė tė jenė nė pėrputhje me dispozitat e SPS. Pėrderisa nuk ėshtė e obligueshme pėr shtetet anėtare tė aplokojnė standardet e Codex, ėshtė nė interesin mė tė mirė tė tyre qė tė harmonizojnė standardet e tyre vendore pėr ushqim me ato tė pėrshkruara nga Codex.
Bashkimi Evropian
Besimi i konsumatorėve nė sigurinė ushqimore nganjėherė ėshtė tundur nė vitet e fundit pėr shkak tė krizave shėndetėsore ushqimore. Si pėrgjigje ndaj sfidės, Bashkimi Evropian ka zhvilluar njė strategji pėr tė rikthyer besimin e njerėzve nė sigurinė e ushqimit prej fermės e deri tė tryeza. Kjo bazohet nė kombinimin e standardeve tė ushqimit, shėndetit tė kafshėve dhe mirėqenies, dhe shėndetit tė bimėve. Kėto standarde aplikohen pėr ushqimin e prodhuar brenda BE-sė dhe produkteve ushqimore tė importuara.
Janė tri shtylla tė kėsaj strategjie:
Marrėveshja TBT kėrkon qė rregulloret teknike mbi faktorėt tradicional tė cilėsisė, praktikat mashtruese, paketimet dhe etiketimet, etj, tė imponuara nga vendet e ndryshme nuk do tė jenė mė shumė kufizuese produktet e importuara se sa nė produktet e prodhuara nė vend. Gjithashtu inkurajon zbatimin e standardeve ndėrkombėtare.
Rregullorja pėr sigurinė e ushqimit dhe ushqimit tė kafshėve;
Kėshilla shkencore nė tė cilat mund tė bazohen vendimet;
Prej 1 janar 2005, biznesi i ushqimit ėshtė dashtė qė tė garantoj se tė gjithė artikujt ushqimor, ushqimi i kafshėve dhe pėrbėrėsit ushqimor janė kontrolluar gjatė tėrė zinxhirit ushqimor. Kjo ishte masa e fundit pas tė gjitha ligjeve pėr siguri qė kishin filluar disa vite mė parė. Rregullat e korrigjuara pėr higjienė ushqimore pasuan me 1 janar 2006.
Pėrpos legjislacionit ombrellė pėr ushqim, BE ka adoptuar legjislacionin e synuar pėr ēėshtje specifike tė sigurisė ushqimore dhe artikujve ushqimor, siē janė pėrdorimi i pesticideve, shtojcave tė ushqimeve, ngjyrave, antibiotikėve dhe hormoneve nė prodhimtarinė ushqimore, vitaminat shtesė, minerale dhe gjėra tė ngjashme pėr ushqim, artikuj ushqimor dhe produkte qė janė nė kontakt me ushqimin, siē janė paketimi, mishi, xhelatina dhe produktet e qumėshtit. Ekzistojnė rregulla strikte pėr qeverisjen e marketingut, etiketimit dhe kontrollit tė prodhimeve dhe artikujve tė tjerė ushqimor tė cilėt pėrmbajnė organizma tė pėrpunuar gjenetikisht (GMOs).
Kur shtetet anėtarėsohen nė BE dhe kėshtu hyjnė nė tregun e BE-sė, shpesh vihen masa tranzicionale nė mėnyrė qė tu mundėsohet atyre qė tė arrijnė standardet e larta tė sigurisė ushqimore nė BE. Sidoqoftė, artikujt ushqimor tė cilėt nuk i plotėsojnė standardet e BE-sė nuk mund tė eksportohen nė vendet tjera tė BE-sė nė ndėrkohė.
BE ndihmon lėvizjen e bagėtive pėr tregti, nėse standardet e shėndetit dhe mirėqenies sė bagėtive janė tė pėrmbushura si nė fermė ashtu edhe gjatė transportimit. BE lufton sėmundjet e bagėtive duk financuar hulumtimet dhe masat preventive.
Nė mėnyrė qė tė vėrej rreziqe tė ushqimit dhe artikujve ushqimor nė mėnyrė efikase dhe tė mėnjanohen problemet nė fillim, BE ka njė sistem tė shpejtė alarmues. Qeveritė e BE kanė sisteme tė hershme alarmimi pėr tė vėrejtur se kur ushqimi apo produktet tjera ushqimore mund tė jenė jo tė sigurta, p.sh paraqesin rrezik tė helmimit me sallmonella, apo pėrmbajnė substanca tė ndaluara apo sasi tė madhe tė substancave tė rrezikshme, duke filluar prej shumicės sė barėrave veterinare tė pėrdorura e deri te ngjyrat kancerogjene tė pėrdorura nė ushqim. Kur vėrehet kėrcėnimi, Komisioni Evropian vepron si njė sistem informimi pėr tėrė BE-nė.
Veprimi i ndėrmarr pastaj do tė varet nė llojin e rrezikut. Mund tė jetė e mjaftueshme qė tė ndalohet njė seri e produkteve apo tė ndalohet i tėrė furnizimi me produktin pėrkatės nga ferma, fabrika apo kufiri doganor. Produktet qė janė nė depo dhe shitore mund tė tėrhiqen. Nganjėherė tė gjitha furnizimet nga burimi i dyshimtė testohen pėr disa muaj me radhė. Nė raste emergjente, Komisioni mund tė ndėrhyj nė mėnyrė direkte pėr tė mbrojtur shėndetin publik nė vend se tė pres konsultimet me qeveritė e BE-sė.
Shkenca ėshtė themeli bazik nė tė cilin BE i bazon vendimet e tij nė cilėndo pjesė tė zinxhirit ushqimor. Autoriteti Evropian pėr Siguri Ushqimore (EFSA) nė Parma, Itali, luan rolin kyē nė kėtė. EFSA ka shtrirje tė gjerė. Mund tė shikoj tė gjitha fazat e prodhimtarisė ushqimore dhe furnizimit, prej prodhimtarisė primare deri tė siguria e ushqimit tė bagėtive dhe furnizimi i ushqimit pėr konsumatorė. Funksioni i tij gjithashtu shtrihet tek pronat jo-ushqimore dhe ēėshtjet e tė ushqyerit.
EFSA ofron pėr Komisionin Evropian kėshilla shkencore dhe tė pavarura tė cilat janė tė hapura pėr publikun nė mėnyrė qė tė mundėsohet shqyrtimi i hapur. EFSA pėrfshihet kur pėrgatiten legjislacionet dhe kėshillon kur zhvilluesit e politikave janė duke u ballafaquar me ēėshtje ushqimore siē janė sėmundja e lopėve tė ēmendura, dioxin nė qumėsht apo avian influenza. Gjatė vendimmarrjes se ētė bėhet tutje, Komisioni aplikon principin parandalues. Me fjalė tė tjera, do tė veproj pa pritur pėr vėrtetėsi shkencore nėse shkencėtarėt thonė se ekziston sė paku rrezik potencial. Nė rastin e avian influenza, Komisioni ka qenė nė gjendje tė pėrdor pėrvojėn qė ka grumbulluar gjatė viteve nė zhvillimin e politikave mbi shėndetin e kafshėve pėr tė reaguar nė mėnyrė efikase ndaj njė situate me masa proporcionale pėr nivelet e ndryshme tė kėrcėnimit.
Komisioni zbaton ligjin e BE-sė pėr ushqim duke parė nėse legjislacioni i BE-sė ėshtė pėrfshirė nė mėnyrė tė duhur nė ligjin e shtetit anėtar, duke kontrolluar zbatueshmėrinė pėrmes raporteve nga shtetet anėtare dhe vendet tjera, dhe pėrmes inspektimeve nė vend, brenda dhe jashtė BE-sė. Inspektimet janė detyrė e Zyrės pėr Veterinari dhe Ushqim pran Komisionit (FVO) me bazė nė Grange nė Irlandė. FVO mund tė kontrolloj fabrikat individuale pėr prodhim tė ushqimit, mirėpo detyra e saj kryesore ėshtė qė tė kontrolloj nėse qeveritė e BE-sė dhe tė shteteve tjera kanė makinerinė e nevojshme pėr tė kontrolluar nėse prodhuesit e tyre ushqimor janė duke zbatuar standardet e sigurisė. FVO pėrqendrohet tė bėjė kontroll aty ku rreziqet janė mė tė larta. Nė vitin 2006 ka realizuar 159 inspektime nė vendet e BE-sė dhe 86 nė vendet jashtė BE-sė.
Nuk ėshtė e mjaftueshme qė ushqimi tė jetė vetėm i sigurt: konsumatorėt kanė tė drejtė tė dinė se ēfar po blejnė dhe nėse ajo i pėrmbushė nevojat e tyre. Rregullat e BE-sė pėr etiketim kanė ekzistuar pėr shumė vite, mirėpo vazhdimisht janė duke u korrigjuar. Ndryshimet mė tė fundit do tė sigurojnė qė konsumatorėt nė tė ardhmen tė mund tė identifikojnė pėrbėrėsit nė tė cilėt ata mund tė jenė alergjik dhe tė dinė me siguri se ēka nėnkuptohet me termin nivel i ulėt i yndyrės dhe nivel i lartė i fibrave.
Pėrderisa korniza pėr sigurinė ushqimore ėshtė e njėjtė, ajo gjithashtu i pėrshtatet dallimeve. BE me shumė kujdes harton rregullat nė mėnyrė qė tė sigurohet se ushqimi tradicional tė mos pėrjashtohet nga tregu pėrmes standardeve tė ushqimit, dhe qė kėto rregulla tė krijojnė hapėsirė pėr pėrmirėsim tė cilėsisė, qė risitė tė mos shtypin traditat dhe qė varieteti dhe zgjidhjet tė mos pakėsohen.
Kosova
Dy Ministritė Kosovare tė cilat kanė pėrgjegjėsinė kryesore pėr tė siguruar zbatimin e kontrolleve zyrtare nė ushqim tė njerėzve dhe ushqim tė bagėtive, janė Ministria e Shėndetėsisė (MSH) dhe Ministria e Bujqėsisė, Pylltarisė dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR). Kėto dy ministri janė dy nga Institucionet e Pėrkohshme Vetėqeverisėse (IPVQ) tė cilat janė themeluar menjėherė pas pėrfundimit tė luftės nė vitin 1999 nė Kosovė.
Modernizimi i bazės ligjore pėr kontrollin e sigurisė ushqimore nė Kosovė ėshtė bėrė qė nga viti 1999, bazuar nė standardet ligjore tė aplikueshme nė shtetet anėtare tė Bashkėsisė Evropiane. Ky proces i modernizimit pėrfshinė zhvillimin dhe aprovimin e Ligjit mbi Inspektoratin Sanitar tė Kosovės mė 2003 (2003/39), Ligjin pėr Veterinari tė vitit 2004 (2004/21), dhe disa udhėzimeve tjera administrative tė cilat janė zhvilluar nėn kėto dy ligje.
Gjithashtu ėshtė pėrgatitur njė draft ligj, bazuar nė Rregulloret e BE-sė,178/2002 (rregullorja e pėrgjithshme pėr ushqim) dhe Rregullorja 882/2004 (rregullorja pėr kontrollet zyrtare), nė bazė tė cilit bizneset qė merren me prodhimin e produkteve ushqimore kanė pėrgjegjėsinė kryesore pėr tė siguruar qė ushqimin tė cilin ata e prodhojnė dhe shesin, ėshtė i sigurt.
Pas aprovimit tė ligjit pėr ushqim nga Kuvendi Kosovar, do tė krijohet njė Agjenci pėr Siguri Ushqimore dhe Veterinari, duke bashkuar shėrbimet qendrore dhe komunale tė fitosanitarisė, sanitarisė dhe veterinarisė nė njė shėrbim kontrollues tė rrjetit ushqimor prej fermės deri nė tryezė. Organizimi i kėsaj Agjencie tė re do tė bazohej nė modelin e Autoritetit Evropian pėr Siguri Ushqimore (EFSA) tė paraparė nė Rregulloren e BE-sė 178/2002.
Agjencia e re do tė jetė Agjenci Ekzekutive, qė nėnkupton se do tė jetė pėrgjegjėse pėr implementimin e politikės pėr siguri ushqimore nė pėrputhje me vendimet e Bordit Menaxhues tė Agjencisė, bazuar nė dėshmitė shkencore tė ofruara nga institucionet shkencore tė Kosovės pėr siguri ushqimore. Kėto janė, Instituti Kombėtar pėr Shėndetėsi Publike, Instituti Kosovar pėr Bujqėsi, dhe Laboratori Veterinar i Kosovės.
Operatorėt Kosovar tė bizneseve ushqimore nė sektorin e prodhimit tė ushqimit tani janė duke filluar zhvillimin dhe implementimin e sistemeve menaxhuese pėr siguri ushqimore bazuar nė principet e HACCP, i cili po u ndihmon atyre bizneseve tė zgjerohen dhe tė gjejnė tregje tė reja pėr prodhimet e tyre.
Inspektorėt fitosanitar, sanitar dhe veterinar janė trajnuar pėr tė ndihmuar kėtė proces dhe janė tė gatshėm tė ofrojnė kėshilla praktike pėr bizneset ushqimore tė tė gjitha niveleve.
Zbatimi dhe kontrollet.

